Do të marrë fund martesa 20 vjeçare e aktorit me origjinë shqiptare Xhim  Belushi. Kjo sipas dokumenteve që Jennifer Sloan ka paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Angelos-it të hënën dhe që janë publikuar nga US Ëeekly.

Divorci u kërkua pikërisht më 5 mars, që përkon me përvjetorin e vdekjes së Jon Belushit. Babai i aktorit humbi jetën 36 vjet më parë për shkak të intoksikimit.

Ata kanë së bashku dy fëmijë: Jamison, 18 vjeç dhe Jared, 16 vjeç.

Martesa e tyre erdhi në maj të 1998, dhe ky do të jetë divorci i tretë i Jim Belushit.

/Ora News.tv/