Merr flakë qendra tregtare, 37 të vdekur në Filipine

Merr flakë qendra tregtare, 37 të vdekur në Filipine

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një zjarr që ra në në një qendër tregtare në qytetin jugor të Filipineve të Davaos.

Zjarri filloi në katin e tretë të ndërtesës dhe u përhap në katet e tjera, duke bllokuar brenda punonjësit.

Shanset e tyre për mbijetesë ishin "zero", tha zëvendëskryetari i Davaos, Paolo Duterte.

Zjarrfikësve luftuan për orë të tëra që të shuanin flakët.

Shkaku i zjarrit, i cili filloi të shtunën në mëngjes, po hetohet.

Menaxheri i marketingut i shitores, Janna Abdullah Mutalib, tha se zjarri filloi në katin e tretë, ku shiteshin rroba, pajisje dhe mobilje, raportohet në faqen e internetit të Filipineve Star.

Davao qëndron rreth 800 km në jug-lindje të kryeqytetit Manila.

Zjarri vjen pasi vendit po i afrohet një stuhi vdekjeprurëse tropikale.

EMISIONET