Juventusi është afër sigurimit të kontratave të reja për Miralem Pjanic dhe Alex Sandro.

Sipas "Sportitalia" bardhezinjtë janë të etur të bllokojnë dy lojtarët, të cilët kanë akomuluar shumë interes nga klubet më të mira të Europës duke përfshirë Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Manchester United.

Mesfushori boshnjak aktualisht është nën kontratë deri në qershor 2021, pasi Juventus aktivizoi klauzolën e lirimit prej 32 milion eurosh për ta marrë atë nga Roma në verën e vitit 2016.

Ndërkohë kontrata e mbetur e Alex Sandro shkon deri në qershor të vitit 2020 dhe çmimi i tij është trefishuar që nga lëvizja prej 26 milionë eurosh nga FC Porto në 2015.

Është raportuar se Juventusi është në negociata të avancuara me agjentët e dy lojtarëve për të nënshkruar kontratat e reja. Në ditët e ardhshme pritet të depozitohen dy kontratat te zyrat e Ligës së Seria A.

/Ora News.tv/