Merkato bezdis Milinkovic-Saviç, tre skuadra të Premier League nisin ofensivën

Merkato bezdis Milinkovic-Saviç, tre skuadra të Premier League nisin

E ardhmja e Sergej Milinkovic-Saviç nuk pritet të jetë në "Olimpico", me mesfushorin serb që ka tërhequr vëmendjen e tre skuadrave të Premier League të cilët së fundmi kanë dërguar skaut për të ndjekur nga afër 23 vjeçarin.

Zyrtarë të Manchester City, Liverpool dhe Tottenham Hotspur thuhet se kanë qenë të pranishëm në "Stadio Olimpico" javën e kaluar për fitoren 4-1 të Lazios ndaj Genoa.


Në të kaluarën Milinkovic-Savic është kërkuar edhe nga shumë skuadra të tjera duke përfshirë gjigandët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona.

Deri më tani Savic është aktivizuar në 6 ndeshje të Seria A dhe ku ka shënuar vetëm 1 herë. Me fanellën bardhekaltër Savic ka luajtur rreth 100 ndeshje, ku ka shënuar edhe 18 herë që prej transferimit nga belgët e Genk në verën e vitit 2015.

EMISIONET