Fenerbace nuk është e kënaqur me performancën e mbrojtësit Roman Neustadter. Ekipi turk ka filluar kërkimet për një mbrojtës tjetër dhe në listë është emri i shqiptarit Mërgim Mavraj, që luan për Hamburg.

Sipas "Vatan", Fenerbace e kërkonte mbrojtësin shqiptar që në merkaton e verës, por Hamburg kërkonte shumë para për kartonin e Mavraj.

Klubi turk kërkoi zbritje në bisedimet e bëra në verë, në cmimin që kapte shifrat nga 1.5 deri në 2 milionë euro. Ndërkohë raportohet që akordi mes klubeve mund të arrihet në merkaton e janarit në bazën e 1.7 milionë eurove.

/Ora News.tv/