Mërgim Mavraj është lojtari i radhës që i bashkohet fushatës mbështetëse për  Armando Dukën në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mbrojtësi i Hamburg-ut ka zgjedhur rrjetin social "Facebook" për t'i uruar suksese Dukës, teksa shkruan:  “Suksese president. Të uroj më të mirat nga zemra. #bigbossDuka.”

Në mbështetje të Armando Dukës kanë dalë dhe lojtar të tjerë të kombëtares si Ansi Agolli, Andi Lila dhe Hamdi Salihi. 

/Ora News.tv/