Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka humbur prindërit e saj shumë vite më parë.

Por ajo i kujton shpeshherë me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një dedikim shumë prekës për prindërit.

Rozana ka publikuar një foto të prindërve të saj në InstaStory, ku shpreh dhimbjen që ndjen për mungesën e tyre.

"Më zhveshen emocionet pa ju. Gëzimi e uli përqindjen e tij. 

Lumturia nuk ngjitet në qiellin e 7-të. Mëngjesi është memec pa zhurmën e haqpave tuaj. 

Pjata ime është bosh sepse unë jam ngopur me vetminë time. 

Gëzojeni njëri-tjetrin atje lart. Më mungoni,"-shkruan ajo.

/Ora News.tv/