Mjekët janë tronditur gjatë një operacioni për të hequr tumorin e fytit. Ndërsa po operonin 63-vjecares, ata nxorrën një shushunjë (parazit që thith gjakun).

Mediat e huaja raportojnë se krijesa ishte rreth 2 cm dhe kishte qëndruar brenda fytit të gruas për tre muaj. Ngjarja ka ndodhur në provincën Ha Giang, rajon malor në Kinë.

Mjekët besojnë se gruaja mund ta ketë marrë shushunjën kur shkoi në llixha në pranverë. Paraziti u dallua vetëm kur shkoi në spital, duke u ankuar për dhimbjet që kishin filluar prej disa javësh.

/Ora News.tv/