Menduan se ishte gjarpër uji, por zbuluan se ishte vetëm një...

Një “gjallesë” e çuditshme që ngjante si gjarpër uji, shokoi banorët e Chukotski Peninsula në Rusi. Banorët e ishullit shpesh vërejnë krijesa të pazakonshme në brigjet e tyre, pasi stuhitë e fuqishme nxirren në breg të detit, por kjo sishte parë ndonjëherë. Megjithatë rezultati në fund ishte me të vërtetë surprizues!

Sipas hulumtimeve të para u dukej së bëhej fjalë për disa organizma të gjallë, krimba apo gjarpërinj të detit që deri më sot nuk ka pasur rastin t’i shoh askush.

Ndërsa të tjerë pretendojnë se bëhet fjalë për ndonjë çrregullim gjenetik, por pak kush mund ta kishte menduar se bëhej fjalë vetëm për alga.

Nereocystic Luteke bën pjesë në familjen e algave ngjyrë hiri. Në pjesën e sipërme kanë edhe disa pjesë që ngjajnë me degët e një peme, dhe që rriten deri në 25 metra.

Por edhe pse janë mjaft të mëdha ato shfaqen mbi një herë në 20 vjet, dhe fillojnë të rriten në shkurt dhe mars dhe shpërbëhen në nëntor dhe dhjetor.

EMISIONET