Banka Botërore i rekomandon Shqipërisë të ketë kujdes me përdorimin e fondeve për investimet publike.Gjatë prezantimit të raportit për vlerësimin e shpenzimeve publike, përfaqësuesja e Bankës Botërore Maryam Salim kërkoi forcim të menaxhimit të financave publike.Përfaqësuesi i Bashkimit Europian tha se financat e sigurta janë një kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Shqipëria duhet të bëjë kujdes me transparencën e fondeve që përdoren në investime publike dhe përputhjen e strategjive me buxhetin. 

Gjatë prezantimit të studimit për shpenzimet publike, Maryam Salim, menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri deklaroi se forcmimi i menaxhimit të parave publike duhet të jetë prioritet për vendin tonë.

Maryam Salim: Fushat kryesore që kërkojnë më shumë vëmendje dhe që përfshijnë monitorimin e njësive jobuxhetore, menaxhimin e investimeve publike, lidhje më të mirë midis strategjive sektoriale dhe buxhetit, monitorim sistematik të detyrimeve, përmbushja e gjetjeve të auditit të jashtëm si dhe një rol më i fuqishëm i Parlamentit si institucioni kryesor i llogaridhënies. Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

Bashkimi Europian e përcakton shumë të rëndësishëm menaxhimin e financave në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Maryam Salim: Kjo reformë është e  rëndësishme për të përshpejtuar  rrugën drejt Bashkimit Europian. Financa të sigurta do të thotë më shumë siguri për të ardhmen.

Raporti mbi vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhëdhënies financiare për Shqipërinë prezanton një diagnostikim të përditësuar të situatës së menaxhimit financiar publik në nivel kombëtar.


/Ora News.tv/