Një 57-vjeçar në Memaliaj është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Policia e ka identifikuar si Jorgo Gjoka, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Mësohet si ai ka ndërruar jetën 3 ditë më parë. Ndërsa trupi i pajetë i 57-vjeçarit u gjet nga fqinjët, të cilët njoftuan më pas Policinë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit, ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/