Mema: Flamurtari ka cilësi, ju tregoj shakatë me Dajën

Mema: Flamurtari ka cilësi, ju tregoj shakatë me Dajën

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shfaqur mjaft i lumtur pas kalimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në prononcimin për mediat, Mema zbuloi shakatë që bëri me trajnerin e Flamurtarit, Ilir Daja, ndërkohë që nuk bëri asnjë koment rreth pretendimeve për penallti nga ana e kuqezinjve.

"Pas të kuqes jemi munduar të menaxhojmë rezultatin dhe kjo ka qënë edhe në varësi të ndeshjes. Këtë i shpjegova lojtarëve, pra duhet të menaxhojmë rezultatin për të mos pësuar gol edhe për ta kaluar si ndeshje. Kjo ka qënë pak a shumë kronologjia e ngjarjes.

"Rastin e penalltisë nuk e kam parë. Isha në fushë por distanca ime me rastin ishte e largët. E pashë se lojtarët e Flamurtarit protestuan. Por kjo është pjesë e lojës dhe jo çdo gjë është me kompjuter apo televizor. Ai është një njeri që e gjykon, është aty brenda lojës dhe vendos është apo jo penallti. Gjithsesi kjo nuk më mjafton, por më intereson mënyra se si u shfaqën lojtarët. Duhet të përgatis ekipin për ndeshjen e radhës, atë ndaj Kukësit pasi ajo është tashmë e rëndësishme. Batutat me Dajën janë kush është më tirans unë apo Daja. Por gjithsesi ne jemi miq dhe shokë dhe unë i uroj edhe Flamurtarit fat dhe që problemet t'i shuhen. Mendoj se ky ekip ka goxha cilësi dhe vlera por nuk e di se si do ta ketë vazhdimësinë. Megjithatë ne jemi shumë të ngrohtë me Dajën dhe me Flamurtarin.
"-përfundoi Mema.

EMISIONET