MEM! Ledri Vula ka një mesazh për “gojët e liga” që i ndërhyjnë në lidhjen e dashurisë

MEM! Ledri Vula ka një mesazh për “gojët e liga”

Më në fund është kënga që kishte paralajmëruar Ledri Vula. MEM (Ma e mira) titullohet projekti i ri solo i artistit, i cili i dedikohet një femre të vecantë, por nuk dihet nëse flitet për jetën personale të Ledrit.

Teksti është punuar nga vetë Ledri dhe flet për dashurinë ndaj një vajze, e cila e detyron të bëhet “i keq”. Në fund të këngës, artisti i dha një mesazh të gjithë gojëve të liga.

“Dojn me na nda, po nuk munden me na nda”, këndon Ledri. Prej kohësh Ledri Vula përflitej për një lidhje romantike me një vajzë me emrin Sara Hoxha, por asnjëherë nuk e ka konfirmuar. Padyshim kjo do të jetë fraza që do përdorin ciftet e reja në këtë sezon.

Ndër të tjera, një pjesë e klipit muzikor është xhiruar në Ulqin, i cili është vend i vecantë për Ledrit pasi gjyshërit e tij qëndrojnë atje.


EMISIONET