Projekti i ri i reperes Melinda Ademi është padyshim ndryshe nga herët e tjera. "Pika pika" titullohet kënga e re, ku artistja i tregon sërish të gjithëve se është më e mira e kësaj fushe.

Nuk mungojnë thumbimet për reperet e tjera të rapit shqiptarit. Pjesa më interesante e klipit muzikor është kur i bashkohet një aktor humori.

Aktori nga Kosova, Osman Azemi prezantohet si teta Gjyla dhe kërcen pranë reperes, kur ajo këndon për disa sekonda muzikë popullore.

Pritet që "Pika pika" të jetë suksesi i rradhës për reperen dhe të pushtojë të gjitha klubet e natës.

/Ora News.tv/