Melania Trump: Jam njeriu më 'i keqtrajtuar' në botë

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka rrëfyer se fushata e saj kundër bullizmit ka nisur se ajo është 'personi më i keqtrajtuar në botë'.

Në një intervistë për ABC News, ajo shtoi se femrat që kanë përjetuar abuzim seksual duhet të tregojnë prova të vërteta.

Intervista u regjistrua gjatë udhëtimit të saj javën e kaluar në katër kombe afrikane.

"Do të thoja që jam njeriu që i bëhet bullizëm më shumë në këtë botë. Nëse shihni atë që njerëzit thonë për mua, do e kuptonit që jam një ndër to", tha Zonja e Parë.

Udhëtimi i Melanias në Afrikë përfshiu vizitat në Gana, Malavi, Kenia dhe Egjipt. Kujtojmë se cdo ditë bëhen shkrime për mënyrën se si vishet ajo duke u komentuar pozitivisht dhe negativisht.

EMISIONET