Melania Trump e pranon: Xhaketa ishte një mesazh

Melania Trump e pranon: Xhaketa ishte një mesazh

Xhaketa e Melania Trump me vlerë vetëm 39 dollarë dhe mbishkrimin "Me të vërtetë nuk më intereson, po juve?", shkaktoi mjaft polemika dhe mister.

Zonja e Parë veshi xhaketën gjatë një udhëtimi në një kamp ku mbaheshin fëmijët emigrantë. Në kohën e udhëtimit në qershor, Donald Trump tha se ishte një  mesazh për lajmet e rreme në media.

Ndërsa shefi i saj i komunikimit, këmbënguli se ishte vetëm një xhaketë.

Dhe pas shumë muajsh kemi një përgjigjje nga vetë zonja Trump, e cila ka pranuar se po dërgonte një mesazh.

Melania vizitoi New Hope Children's Shelter në McAllen të Teksasit më 21 qershor.

Në qendër mbaheshin 55 fëmijë, përfshirë disa që ishin ndarë nga prindërit si pjesë e politikës zero tolerancë të administratës së Trump ndaj imigracionit të paligjshëm.

Megjithatë ajo u kritikua për veshjen e xhaketës, më tepër për mesazhin që mbante.

Shumë media spekuluan se ishte mesazh që nuk i interesonte për fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre në kufirin e Meksikës.

Megjithatë, në një intervistë me ABC që u publikua të shtunën, ish-modelja pranoi se xhaketën "ishte një lloj mesazhi".

"Natyrisht që nuk e vesha xhaketën për fëmijët,"-tha Melania. "Ishte për mediat që më kritikojnë. Dua tu tregoj atyre se nuk më interesojnë. Ti mund të më kritikosh me gjithçka që mund të thuash, por kjo nuk do më ndalojë të bëj atë që ndjej se është e drejtë."

Trump kritikoi mediat se janë të "fiksuara" pas veshjes së saj.

"Do të doja që mediat të përqëndroheshin në atë që bëj, jo në atë çfarë vesh."

EMISIONET