Zonja e parë Melania e ka larguar përsëri dorën e Presidentit Donald Trump. Ndërsa çifti po shkonte në një udhëtim një ditor në Ohajodiçka diçka u vu re nga paparacët.

Ndërsa presidenti po përpiqej të bënte një gjest romantik, Melania ka shmangur kapjen e dorës me bashkëshortin e saj, duke e fshehur dorën poshtë palltos.

Kjo ngjarje vjen pas lajmeve se Trump ka qenë i lidhur me një pornostaren në kohën që ishte i martuar me Melanie.

Por nuk është hera e parë që Zonja e Parë ka ndezur polemikat duke refuzuar që të mbajë dorën e bashkëshortit.

Ky është një gjest i përsëritur.

Në maj të vitit të kaluar ndërsa po ecnin  në tapetin e kuq gjatë një vizite në Izrael, Melania u filmua duke tërhequr dorën që mbante kapur me presidentin amerikan.


/Ora News.tv/