Shefi kuzhinës Renato Makolli tregon me humor në studion e BOOM se shqiptarët janë populli më i vështirë për sa i përket gatimit.

Rozi: Ore ke hapur restorantin në 2017-n. Si janë shijet e shqiptarëve?

Mekolli: Ne shqiptarët jemi shumë të çuditshëm. Është populli më i vështirë që kam parë deri më tani për sa i përket gatimit. Jemi...

Rozi: Çfarë po ndodh sonte për natën e vitit të ri?

Mekolli: Janë të gjithë në presion...

Fiori: Më mirë syri apo nami? Më duket se me ty ka funksionuar nami...

Mekolli: Nami!

Rozi: Sa është xhiroja e një nate tek Umami?

Mekolli: Jo shumë! Janë pak të kripura, është keqkuptuar restoranti.

Fiori: Mos ke tangërllëk më shumë se ç'duhet?

Mekolli: Ju e dini shumë mirë dhe të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se vetëm tangërllëk nuk kam fare. Jam kaq i thjeshtë dhe kaq shumë normal por jam edhe shumë kërkues për punën time.  

/Ora News.tv/