Megham Markle homazh Princeshë Dianës me buqetën e luleve

Dukesha Meghan Markle i ka bërë homazh prekës Princeshë Dianës me buqetën e saj të luleve të martesës.

Buqeta mbante lulet e preferuara të Princeshës së Uellsit, Forget-Me-Nots, së bashku me kërcellin e zgjedhur nga Harry në kopshtin e tyre në Kensington Palace.

Sipas Kensington Palace, përdorimi i Forget-Me-Nots kishte për qëllim nderimin e kujtimit të Dianës në ditën e dasmës së çiftit.

Buqeta e nuses është dizenjuar nga 'mbretëresha e luleve të Londrës', Philippa Craddock,  e cila ishte edhe pas arredimit të kishës së Shën Gjergjit.

 


EMISIONET