Mega operacion i Animafias Italiane kundër Ndraghetas kalabreze, 48 nën pranga

Mega operacion i Animafias Italiane kundër Ndraghetas kalabreze, 48

Antimafia italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm mega operacionin e koduar "Terramara- Closed" kundër mafias kalabreze Ndrangheta.

Me urdhër të Prokurorisë së Reggio Kalabrias janë ekzekutuar  urdhër arresti ndaj 48 personave, 44 në burg e 4 nën arrest shtëpie me akuzën e pjesëmarrjes në organizim mafioz, armëmbajtje pa leje si dhe për vepra të ndryshme penale si zhvatje me dhunë, armëmbajtje pa leje. mashtrim fiskal, trasferimi paligjshëm parash etj.

Operacioni "Terramara- Closed" i antimafias italiane ka nisur hetimet më vitin 2012 coi gjithashtu në sekuestrimin e të mirave materiale me vlerë rreth 25 milionë euro në zotërim të klaneve mafioze kalabareze Avignone-Zagaro-Fazzalari-Viola.

Nën pranga është vënë dhe ish kryetari i bashkisë së komunës kalabreze Taurianova  si dhe këshilltari për sportet i kësaj komune me akuzën e bashkëpunimit me mafian.

Hetimet kanë vërtetuar se kanë favorizuar dhënien e tenderave shoqërive të lidhura me klanet mafioze për realizimin e veprave publike në fushën e energjisë së rinovueshme, në infrastrukturë, në sektorin ushqimor etj.

Hetimet e këtij operacioni kanë identifikuar dhe grupin e personave që për 20 vite me radhë kanë ndihmuar në fshehjen në territor të bosit mafioz Ernesto Fazzalari i arrestuar më gusht të 2016.


EMISIONET