Pas serive në merkaton e verës, telenovela Luka Modric-Inter pritet të nis sezonin e tij të dytë.

Këtë ka konfirmuar gazeta italiane "Gazzetta dello Sport" që në numrin e saj të sotëm ka theksuar se Luka Modric po kalon një moment negativ te Reali i Madridit dhe nuk do të ishte çudi që në merkaton e janarit të firmoste me zikaltërit.

33-vjeçari ishte shumë pranë klubit nga "Guisseppe Meaza" në merkaton e verës, por në fund vendosi të qëndrojë në Madrid. Fituesit e Ligës së Kampionëve kërcënuan me gjyq nëse Modric do të firmoste me Interin, por duket se marrëdhënien mes kroatit dhe klubi zikaltër kanë mbetur të paprekura dhe në merkatot e ardhshme gjithçka mund të ndodh.

Kroati u kurorëzua si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nga UEFA dhe FIFA, dhe pritet që të jetë një konkurent potencial për të fituar trofeun më të lakmueshëm individual, "Topi i Artë 2018".

/Ora News.tv/