Mediat italiane e bëjnë të kryer, Benitez pranë gjigantit anglez

Mediat italiane e bëjnë të kryer, Benitez pranë gjigantit

Kur pritej që të ishin lojtarët "pushtuesit" e fazeve të para të gazetave, merkato duket se ka nisur nga stoli. Të shumtë janë skuadrat që kanë ndryshuar "timonierin", e të njëjtën gjë pritet ta bëj edhe skuadra londineze e Chelsea.

"Blutë e Londrës" janë shumë pranë divorcit me Maurizio Sarrin dhe për këtë fakt kanë nisur të lëvizin për trajnerin e ri. Rafa Benitez është emri më i lakuar në shtëpinë e londinezëve, me "Tuttosport" që shkon akoma më tej.

Sipas gazetës italiane, trajneri aktual i Newcastle United ka arritur akordin me Chelsea dhe nëse Sarri udhëton drejt Torinos do të marr drejtimin e skuadrës blu. Kontrata aktuale e spanjollit me qymyrxhinjtë skadon më 30 qershor.

Benitez ka qënë edhe më parë trajner i Bluve, të cilën e drejtoi 6 sezone më parë.

EMISIONET