Mediat britanike: Burgjet të tejmbushura me shqiptarë, në 6 vjet u transferuan vetëm 24

Mediat britanike: Burgjet të tejmbushura me shqiptarë, në 6 vjet

Për Britaninë e Madhe shqetësim nuk mbetet vetëm arrestimi i kontigjentëve kriminalë shqiptarë që veprojnë në vendin e tyre, por edhe kostoja për mbajtjen e tyre në burgje.

Gazetat britanike kanë shkruar në lidhje me shqiptarët që burgosen në Britaninë e Madhe. Në artikull nënvizohet fakti se kostoja e një shqiptari në burg në Britani është shumë e madhe, flitet për 21 milionë paund në vit. Po ashtu, thuhet se në 6 vjet, në Shqipëri janë riatdhesuar vetëm 24 të burgosur shqiptarë.

"Numri i shqiptarëve në burgjet britanike  është katërfishuar përkundër marrëveshjes së nënshkruar nga dy shtetet në 2013 për transferimin e tyre, në mënyrë që të vuajnë dënimin në Shqipëri.Vetëm 24  shqiptarë janë riatdhesuar që nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe numri i përgjithshëm në burg është rritur në 876 persona" thuhet në artikull.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për transferimin e të burgosurve në vendin tonë u nënshkrua në janar të 2013 në Londër, nga Ministri i shqiptar i Drejtësisë i asaj kohe Eduard Halimi dhe Ministri Britanik i Burgjeve Jeremy Wright.

Halimi pati deklaruar se edhe pse vuajtja e dënimit mbetet e njëjtë, transferimi i të burgosurve në vendin e tyre rrit mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri, duke lejuar nje kontakt më të madh me familjen e tyre.

Në vitin 2013, rreth 100 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit u veçuan për transferim të detyrueshëm sipas skemës. Shqiptarët ishin grupi i 16-të më i madh i burgosur nga kombësia, por tani janë më të mëdhenjtë, të ndjekur nga 754 të burgosur nga Polonia, 734 nga Rumania dhe 707 irlandezë.

Në vitin 2017 një grup të burgosurish shqiptarë talleshin me drejtësinë britanike duke postuar fotografi ndërsa festonin Krishtlindjet.

Mediat në Britani kanë shkruar shpesh në lidhje me shqiptarët që burgosen në Britani. Më së shumti ata hyjnë në “rrugën e krimit”, për të kthyer borxhet që kanë, pasi shkojnë atje me para.



EMISIONET