Media turke: Gazetari ishte gjallë kur u torturua dhe trupi i tij u copëtua

Media turke: Gazetari ishte gjallë kur u torturua dhe trupi i tij u

Gazetari saudit është torturuar dhe copëtuar teksa ishte gjallë,  brenda konsullatës saudite në Stamboll.  

Detajet dramatike bëhen të ditura nga e përditshmja pro qeveritare turke Yeni Safak, e cila citon një regjistrim audio të momenteve ku ka qenë prezent dhe vetë konsulli Mohammed al Otaibi.

"Bëjeni jashtë, do më fusni në telashe" dëgjohet të thotë konsulli.

"Nëse do të jetosh kur të kthehesh në Arabi mbylle gojën" i përgjigjet njëri prej personave që mendohet se është një nga vrasësit.

Mendohet se gazetarit Khashoggi i kanë prerë gishtat gjatë torturave dhe më pas i kanë prerë kokën.

Ai ka vdekur brenda 7 minutash informon Middle East Eye duke iu referuar një tjetër burimi që ka dëgjuar audion.

Khashoggi mendohet se është dërguar nga zyra e konsullatës në një studio dhe është shtrirë në një tavolinë.

Personi që ka copëtuar trupin e reporterit, ndërsa ai ka qenë gjallë, mendohet se ka qenë kreu i forcave të Riad, doktor Salah Mohammed al-Tubaigy. 

Gazetari, i njohur si kritik i udhëheqësisë saudite, është parë i gjallë për herë të fundit teksa ka hyrë në konsullatë më 2 tetor.

Ndërkohë Presidenti amerikan, Donald Trump ka këshilluar që të mos ketë fajësim të ngutshëm të Arabisë Saudite për zhdukjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve, AP, se Riadi është duke u trajtuar “fajtor derisa të vërtetohet pafajësia”.

EMISIONET