Ylli i PSG-së, Neymar dëshiron të kthehet në "Camp Nou". Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga gazeta spanjolle "SPORT", që pretendon se tashmë ka një parakontratë mes palëve.

Sulmuesi i Brazilit shihet gjithnjë e më larg "Parc des Princes" dhe Barcelona shihet si "gomerdare shpëtimi" për karrierën e tij. Mes palëve mësohet se ka një marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare.

Neymar ka sakrifikuar shumë edhe nga paga faraonike që merr aktualisht te PSG, vetëm e vetëm që të bashkohet sërish me shokët e tij. Ai do të formonte sërish tridentin MSN, Messi-Suarez-Neymar, duke kthyer kështu atë sulmin e frikshëm të pak viteve më parë.

/Ora News.tv/