Media italiane jehonë shkarkimit të Panuccit, pranojnë kontaktet e FSHF me De Canio

Media italiane jehonë shkarkimit të Panuccit, pranojnë kontaktet

Çështja e trajnerit të kombëtares shqiptare ka marrë një jehonë të madhe në shtypin italian.

Media të ndryshme shkruajnë se Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në ndjekje të emrave të rëndësishëm të trajnimit në shtetin fqinj, si pjesë e operacionit për zëvendësuesin e Christian Panuccit. Ish-mbrojtësi i Romës dhe Realit të Madridit u shkarkua nga pankina kuqezi pas rezultateve zhgënjyese, ku kulmoi humbja 2-0 kundër Turqisë.

Duke iu referuar këtyre mediave, FSHF ka nisur kontaktet me trajnerin Roberto de Canio. Ish-trajneri i Torinos dhe Napolit shihet si pasuesi ideal i Panuccit dhe emërimi i tij në krye të pankinës kuqezi pritet të ndodh pak ditë pas takimit kundër Andorrës, i cili zhvillohet ditën e sotme në "Estadio Nacional".

Ndërkohë, FSHF ka zhvilluar bisedime edhe me Edi Rejën, i cili ka mohuar që të ketë biseduar me presidentin e institucionit më të lartë të futbollit në vend, Armand Duka për një ulje të tij në stolin kuqezi. Gjithsesi, duket se dashuria e madhe për stolin vjen nga shteti fqinj Italia dhe sipas të gjitha gjasave edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare do të vij pikërisht nga futbolli Azzurri.

EMISIONET