Me trafik drejt plazhit, vonesa dhe radhë të gjata në rrugët e Vlorës
Trafiku mbetet një ndër shqetësimet kryesore të pushuesve që zgjedhin të kalojnë fundjavën në jug të vendit. Problematika kryesisht hasen në Vlorë, ku rrugët nuk e përballojnë fluksin e lëvizjes.
Trafiku ishte edhe këtë të shtunë 'armiku' i pushuesve që zgjodhën të kalojnë fundjavën në plazhet e jugut.
Këto pamje tregojnë radhët e makinave në disa rrugë të qytetit të Vlorës.
Me vonesa dhe ngadalësime udhëtarët u përballën në Transballkanike, dhe segmentin nga Tuneli i Ujit të Ftohtë drejt Radhimës e Orikumit.
Pushuesit thonë se u përballën me vonesa deri në 2 orë për të mbërritur në destinacione, megjithëse flasin për përmirësim të situatës në krahasim me vitet e shkuara.
Gushti shënon fluksin më të lartë të pushueve në brigjet e Vlorës, çka ka bërë të vështirë edhe akomodimin.
Trafiku i rënduar mbetet një problematikë në të gjitha qytetet turistike.