Policia e Shtetit ka publikuar listën e personave më të kërkuar në qarkun e Lezhës. Në krye të listës qëndron Dritan Syziu, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda si drejtues i bandës së Mirditës.

Ngjarja për të cilën u dënua Dritan Syziu ka ndodhur në 28 qershor 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Gjon Pacuku. Efektivi u qëllua me armë, pasi shkoi në vendin ku u njoftua për një grabitje të aramtosur, por u përball me breshërinë e autorëve, të cilët pas krimit ikën nga vendi i ngjarjes.

Në listën rendin 31 persona të dënuar për vrasje si dhe 2 persona të dënuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekje.

Tre nga të kërkuarit e Lezhës janë të dënuar me burgime të përjetshme, ndërsa të tjerët kanë marrë dënime nga 15 deri në 30 vjet heqje lirie.

Në listën e të kërkuarve të Lezhës është edhe shtetasi Muharrem Llani, i akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 16.8 vjet burg.

Ai është shpallur fajtor nga Gjykata për vrasjen Arjan Shkretës dhe vrasjen e mbetur të tentativë të vëllait të viktimës, Leli Shkreta, në ngjarjen e ndodhur në 4 nëntor 2012 në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit.

Pas publikimit të emrave dhe fotove, Policia e Shtetit fton qytetarët që kanë dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

/Ora News.tv/