Më shumë se 500 kriminelë po udhëtojnë me karvanin e emigrantëve

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA tha se më shumë se 500 kriminelë po udhëtonin me karvanin me emigrantë në pikën e kalimit kufitar të San Ysidro të hënën.

Zyrtarët nuk zbuluan identitetin e tyre, por thanë se shumica e kriminelëve ishin burra dhe djem adoleshentë, sipas Fox Neës.

SHBA mbylli kufirin në veri për disa orë për të instaluar barrierë të reja të sigurisë mes zërave se karvani po përgatitetj të kalonte kufirin me Meksikën.

Zyrtarët e Sigurisë Kombëtare thonë se aktualisht në Tijuana janë 6.000 njerëz duke pritur që të kalojnë në kalimin kufitar të San Ysidro.

EMISIONET