Problemet janë duke u grumbulluar për Paris Saint-Germain.  UEFA do të bisedojë më PSG përsa i përket “Fair-Play” financiar ashtu edhe për sjelljen e ultrasve të klubit. Kjo erdhi gjatë humbjes së tyre 5-2 me Real Madrid gjatë Ligës së Kampionëve në raundin e të 16-tave.

Dosja mbi sjelljen e tifozëve të tyre tashmë është duke u punuar dhe në ditët në vijim do të marrin dënimin për gjithçka që ka ndodhur, veçanërisht përdorimin e fishekzjarreve, lazerave dhe bllokimit të shkallëve.

Në fakt, Reali madje ngriti një ankesë në UEFA mbi gjithçka që ndodhi rreth hotelit të tyre të hënën , ndërsa tifozët kundërshtuan çdo lloj akuze.

Megjithatë, raporti i delegatëve të UEFA-s pasqyron gjithçka që ndodhi brenda stadiumit, gjatë fitores së 2-1 në Real Madrid.

PSG ka marrë dënime në të kaluarën për sjelljen e tifozëve të tyre.

/Ora News.tv/