8 Mars ka dhe brenda mureve të institucioneve të dënimit.  Gratë që ndodhen në sistemin e paraburgimit dhe të burgimit 325 u bënë pjesë e aktiviteteve në kuadër të ditës së grave.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, deputete të Parlamentit të Shqipërisë garantuan se do të jenë më pranë grave që ndodhen në këtë institucion.

Etilda Gjonaj: "Është një ditë reflektimi për përpjekjet më të shumta që duhet të bëjmë për më shumë dënime alternative për gratë. Më shumë programe punësimi dhe për më shumë trajnim profesional dhe edukues. Kam marrë angazhimin personal për të shtuar mundësitë e punësimit tuaj"

Fjalë kurajoje dhe mbështetjeje dha deputetja socialiste

Mimi Kodheli: "8 marsi është një ditë sublime për të treguar se edhe në kushtet në të cilat ju jeni, edhe në kushtet e një dënimi të gjatë apo të shkurtër, të drejtë apo jo ju dini të ruani dinjitetin si çdo grua e lirë e kësaj bote.  Sepse dinjitetin jua ka falur Zoti, askush nuk mund tjua heqë"

 Më pas u ndanë çertifikata për të gjithë ata që kanë ndjekur kurse profesionale

/Ora News.tv/