Më shumë se 100 mijë euro vjedhje, goditet grupi shqiptar që dhunonte barbarisht pleqtë

Më shumë se 100 mijë euro vjedhje, goditet grupi shqiptar që

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup kriminal i angazhuar në grabitje të shumta, duke çuar përpara ligjit 23 persona, 18 prej të cilëve në burg, 3 në arrest shtëpiak dhe dy në detyrim me paraqitje. Në organizimin e operacionit "Vampiri" u përfshinë 150 policë me mbështetjen e një helikopteri.

Midis të arrestuarve është edhe një shqiptar i kërkuar për krime të tjera, Eduard Alini, ndaj të cilit kishte një urdhër dëbimi nga Italia.

Grupi përbëhej nga individë nga grupe të ndryshme etnike, ku pjesa më e madhe ishin shqiptarë, banues në Stradella, por edhe kosovarë, rumunë dhe moldavë.

Grupi në shumë raste ishte edhe i dhunshëm, dhe në disa raste u kanë shkaktuar dëmtime të moshuarve, viktima më të thjeshta për t'u sulmuar dhe vjedhur.

Një prej rasteve është ai i 15 majit 2017 në Vergomberra, ku dy të moshuar me aftësi të kufizuara u dhunuan nga banda, ndërsa më 27 mars në Costa de 'Nobili, viktimat u goditën me gurë për 100 euro plaçka. Armët e tyre ishin kryesisht kaçavidat.

Përveç këtyre krimeve, megjithatë, pjesa më interesante e veprimtarisë së tyre kriminale janë kryer pa dyshim në butikë të ndryshëm duke vjedhur veshje dhe aksesorë.

Të paktën tre episode janë regjistruar me grabitje prej më shumë se 100 mijë euro. Ata kanë kryer vjedhje të shumta në banesa private.

Hetimet ndaj grupit nisën në shkurt të vitit të shkuar, pas grabitjeve të shumta në zonën Pavese.

Ndaj anëtarëve të bandës, atribuohen 132 krime të ndryshme.

EMISIONET