Më patriot se Alban Skënderaj nuk ka, ja çfarë bëri para se të lindte vajza

Më patriot se Alban Skënderaj nuk ka, ja çfarë bëri

Këngëtarja e njohur Miriam Cani bëri mungesë të gjatë në muzikë pasi iu përkushtuar mëmësisë.

E ftuar në emisionin ‘Top Show’ ajo ka treguar një nga momentet më patriotike të bashkëshortit, Alban Skënderaj.

Të dy filluan pritjet për lindjen e vajzës me datë 27 nëntor të 2015, por Albani shpresonte që të vinte në jetë Ditën e Pavarësisë.

“Shkova në spital me datë 27, por ka qenë një lindje e gjatë. Albani i thoshte: Të keqen babi prit edhe 20 orë. E kupton, 20 orë kontraksione që të arrijmë datën 28,” – tha Miriami duke qeshur.

Të dy janë shumë të lumtur dhe gëzojnë suksesin e ‘Meteor’, ndërkohë që për pak ditë do festojnë 2-vjetorin e Ameli.

EMISIONET