Me një faturë 100 mld dollarë, misioni i NATO-s në Agfanistan dështoi

Me një faturë 100 mld dollarë, misioni i NATO-s në

100 miliardë dollarë janë shpenzuar në këto 17 vite luftë në Afganistan, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë në plan tërheqjen nga Kabuli.

Në këto kushte, nuk ka dyshim se misioni i NATO-s, që ka filluar në nëntor të vitit 2001si hakmarrje amerikane për sulmin mbi kullat binjake në Nju Jork, pas 17 vjetësh ka dështuar.

Askush nuk mund të marrë fortesat talebanë, rrethuar nga malet dhe të mbrojtur mjaft mirë.

Për më tepër, tashmë tre aleatë të rëndësishëm Franca, Spanja dhe Kanadaja, janë tërhequr nga ky mision i pamundur.

Aktualisht kanë mbetur rreth 1 mijë trupa amerikane në Afganistan, ndërsa Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një masë simbolike që kundërshton urdhrin e presidentit Donald Trump për t’i tërhequr këto trupa.

Amendamenti, i cili u miratua me 70 vota pro dhe 26 kundër, thotë se ka përparim në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, si dhe atyre të Al-Kaidës në Siri dhe Afganistan.

Por ai po ashtu paralajmëron se tërheqja e shpejtë e trupave amerikane mund ta destabilizojë rajonin dhe të krijojë një vakum, që mund të mbushet nga Irani ose Rusia.

Kostot financiare kanë detyruar edhe Italinë që të tërheqë trupat e saj nga Afganistani në një plan që pritet të finalizohet pas 1 viti.


EMISIONET