Vajzat shqiptare të cilat prej vitesh jetojnë në Greqi kanë bërë bujë të madhe në rrjete sociale, duke dalë në faqe të ndryshme për gafën që vjen si pasojë e vështirësive në kuptimin e gjuhës.

Emisioni i mëngjesit ‘Ditë e Re’ në RTV Ora News sjell shpesh mendimin e qytetarëve rreth temave të ndryshme. Rasti i fundit ishte kur pyetën dy vajza nëse është më mirë të jenë në një lidhje dashurie apo beqare.

Përgjigja e tyre ishte epike dhe u komentua gjatë kudo. “Nuk e dimë shumë mirë sepse jetojmë në Greqi por tani që erdhëm blemë Albtelecom. Nuk e dimë për të tjerat”, ishte komenti që shkaktoi të qeshura pafund për vajzat me vështirësi në gjuhën shqipe.

Më poshtë kemi disa video që janë përpunuar nga faqe të ndryshme dhe i kanë dhuruar gjithë Shqipërisë disa momente humori.


/Ora News.tv/