Më e tonifikuar se kurrë, rikthehet peshëngritësja me fizikun mahnitës

Një peshëngritëse nga Rusia tregoi fizikun e saj të pabesueshëm në një seri fotosh të publikuara. Natalia Kuznetsova nga Rusia ka ndarë imazhet ndërsa përgatitet për tu rikthyer në sport pas marrjes së një pauze prej 18 muajsh. 

26-vjeçarja, e cila filloi të merrej me bodybuilding që në adoleshencë, njoftoi vitin e kaluar se do të dilte në pension. Por mesa duket ka ndyshuar vendim dhe ka vendosur të mos qëndrojë larg sportit. Atletja ka vendosur shumë rekorde botërore duke u klasifikuar në majat e tabelave duke përfshirë kampionatit evropian, si edhe vendosjen e tri rekordeve botërore në stilin shtytjes e të shkëputjes.

Tani dëshiron që të punojë si trajnere për të ndihmuar të tjerët të arrijnë atë që dëshirojnë.

Rusja me fizikun e mahnitshëm është kthyer në kryeqytetin rus, Moskë për të konkuruar më e tonifikuar se kurrë.


/Oranews.tv/

EMISIONET