Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, që mund të sjellë komplikacione të ndryshme në trupin e njeriut nëse nuk trajtohet duke sjellë sëmundje të zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën.

Fadile Skëndaj, e ftuar në rubrikën 'Impakt Shëndet' në emisionin Diagnozë të Freskida Milotit ka folur rreth vuajtjeve të saj me sëmundjen e diabetit.

Ajo ka qenë mësuese e gjuhës dhe letërsisë që është përballur prej vitesh me të, që në moshën 35-vjeçare.

Edhe pse e zënë me punët e përditshme si puna apo familja, Fadilja ia doli që të kujdesej për ta mbajtur nën kontroll.

Me 4 insulina në ditë prej 23 vitesh, Fadilja ia del që ti japë kurajo vetes dhe të ketë një stil jetese të caktuar që të arrijë të kuptojë kur i rritet diabeti apo cfarë aktiviteti e mundon gjatë ditës.


/Ora News.tv/