McGregor "rivalizon" Ronaldon: Mbretërit njohin Mbretër!

Ylli i UFC, Conor McGregor, që bëri historinë duke rivalizuar Floyd Mayëeathe në boks, ka thënë se të ardhurat e tij e bëjnë sportistin më të paguar në botë.

Kjo ka bërë që McGregor "të tallet" me Cristiano Ronaldo duke shkruar se e ka kaluar yllin e Realit të Madridit për fitimet që nxjerr brenda një viti.

Në vitin 2017, Cristiano Ronaldo kryesonte listën e më të pasurve sipas "Forbers" pasi portugezi arriti të grumbullojë 93 milionë dollarë brenda një viti kalendarik, por kryesimi mund t’i rrezikohet portugezit, me McGregor që mund të bëjë kapërcim fantastik nga pozita e 24-t.

Në rrjetin social "Instagram" McGregor shkroi:
"Mbretërit njohin Mbretërit!

"Unë jam gjithashtu me të vërtetë që për herë të parë këtë vit të kryesoj listën e atleteve më të paguar. Unë tani e kam kaluar Cristiano Ronaldon siç i thashë se do ta bëja në vitin 2016".-thuhet në postimin e publikuar nga McGregor.

Conor McGregor po përgatitet për një rikthim në ring me Nate Diaz, Khabib Nurmagomedov, Tony Ferguson dhe, natyrisht, Mayëeather që mund të jenë kundërshtari i tij i ardhshëm në tetëkëndësh.

Statusi i McGregor në "Instagram":

EMISIONET