'McGregor është babai i fëmijës tim', nëna i kërkon kampionit të UFC të bëjë testin e atësisë

Një grua që pretendon se  Conor McGregor e la shtatzënë kërkon që kampioni i UFC të bëjë testin e atësisë, për të provuar se është babai i vajzës së saj.

Terri Murray tha se u takua me McGregor në një hotel në Liverpool pasi panë Grand National 2017.

Ajo tha se vajza e saj Clodagh, 1 vjeç, lindi 9 muaj pas takimit të tyre të shkurtër romantik.

26-vjeçarja tha për The Mirror se: "Nuk i dua paratë e tij. Thjesht dua të provoj se është babai i Clodagh dhe se po nuk gënjej."

McGregor më parë e ka mohuar se ka fjetur me Murray. Ai shtoi se Terri mund të ketë me një nga miqtë e tij, të cilët e shoqëruan atë në Aintree në një avion privat.

Boksieri ka pasur me vlerë 75 milionë paund.

Partnerja e McGregor, Dee Devlin lindi fëmijën e parë të çiftit, Conor McGregor Jnr, katër javë pas Grand National 2017.

Murray shprehet se u takua me McGregor  në fundjavën e garës dhe ka fotografi që e tregojnë me të.

"Jetoj me nënën time, vetë, pa punë, me një fëmijë. Po mundohem të luftoj por është më e vështirë sesa e kisha menduar,"-tha 26 vjeçarja. "Me të vërtetë nuk e dëshiroja këtë. Do të doja ta kishin zgjidhur privatisht."

Terri tha se ishte një prej miqve të McGregor që i propozi brenda hotelit Hilton, por pretendoi se ishte ylli i i MMA, në një suitë ekzekutive, që i tha: "Po të prisja ty."

EMISIONET