Conor McGregor dhe Floyd Mayweather mund të përballen përsëri mes njëri-tjetrit. 

Tani të dy sportistët janë në bisedime për një tjetër sfidë mes tyre, një “rematch” që këtë herë do të zhvillohet në arenën më të preferuar të Conor McGregor, në Artet Marciale Mikse.

Shifra e fitimeve që parashikohet të gjenerohet nga kjo sfidë e dy boksierëve brenda kafazit, është 360 milionë paund, por ka ende disa pikëpyetje të mëdha, sesi do të luhet ndeshja më e pritur e ringut më 2018.

Pas muajsh të tërë negociatash, luftë fjalësh dhe akuza mes amerikanit Mayweather dhe irlandezit Conor McGregor publiku pret me padurim këtë duel spektakolar. Nëse dueli zyrtarizohet, ky do të ishte i dyti midis tyre, pas atij të organizuar në "Los Angelos", në disiplinën e boksit dhe ku fitues u shpall Mayweather

/Ora News.tv/