Mbyllje apo shtetëzim?! Tabaku: Ta kufizojmë këtë ves por jo shtet bixhozi

Mbyllje apo shtetëzim?! Tabaku: Ta kufizojmë këtë ves por jo

Projektligjin e miratuar në Komisionin e Ekonomisë që synon mbylljen e më pas shtetëzimin e lojrave të fatit, deputetja Jorida Tabaku, e quan artificë që t'i përqëndrojë ato në një dorë me qëllim për t'i komanduar ai vetë. Tabaku thotë se kjo demaskohet edhe nga koncesioni i monitorimit të lojrave të fatit, të cilin ajo thotë se kryeministri ia ka dhënë ortakut të vëllait të tij. 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se vendimi i qeverisë për shtetëzimin e lojravë të  fatit nuk synon asgjë tjetër përveç përqëndrimit të tyre në një dorë të vetme, për t'i komanduar ai dhe klientët e tij.

Tabaku: Ndryshimet bëjnë të mundur, aq sa kemi parë që të mblidhet në një kompani që më vonë të japë mundësinë që ta japë me koncesion, pse jo. Duke pasur eksperiencën që po jepen rrugë, shkollat dhe spitalet me koncesion pse mos të jepet edhe biznesi i lojrave të fatit. Edhe sistemi i monitorimit online që hartoi qeveria ishte planifikuar që të realizohej ky monitorim nga vetë qeveria dhe ata edhe këtë e dhanë me koncesion.

Tabaku akuzon kryeministrin se disa muaj me parë nëpërmjet një kontrate koncensionare të pa bërë publike, i ka dhënë sistemin e monitorimit ortakut në biznes të vëllait të tij.

Tabaku: Faktet janë që nga 928 pika u bënë 4400 pika. Tatimi ishte propozuar që të ishte 23 %, u bë 15% vetëm 6 javë më parë. Është lidhur një kontratë koncesionare për monitorimin e sistemit online, të cilën unë megjithëse ja kam kërkuar ministrit të Financave nuk ma ka vënë në dispozicion dhe është dhënë një licensë për bastet ose lojrat elektronike në distancë.

Po kush është qëndrimi i PD për bixhozin?

Tabaku: Ne jemi për të krijuar një model siç e kanë të gjitha vendet e botës për ta kufizuar këtë ves, por nuk jemi që shteti të lozë bixhoz. Që shteti të fillojë të bëhet kumarxhi dhe shteti të fillojë të ushtrojë aktivitetin e bixhozit. 

Deputetja demokrate thotë se Kryeministri është i pa besueshëm, ndërsa deklaron se nga njëra anë premton mbylljen e lojrave të fatit ndërkohë që 6 javë më parë i favorizoi duke u ulur taksat.

  

EMISIONET