Mbyllet ambasada amerikane në Ankara

Mbyllet ambasada amerikane në Ankara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara do të mbyllet duke filluar nga a marta për shkak të një kërcënimi për sigurinë, thuhet në një deklaratë. Data e rihapjes ende nuk është planifikuar. Ky veprim vjen në mes të tensioneve midis SHBA dhe Turqisë.

Duke filluar më 5 mars, Ambasada do të ofrojë "shërbime vetëm emergjente", tha njoftimi i së hënës. Aktivitetet rutinore, përfshirë intervistat për vizë nuk do të mbahen gjatë periudhës së kufizimeve. Njoftimi gjithashtu këshilloi qytetarët amerikanë në Turqi të shmangin turmat e mëdha, të mbajnë një profil të ulët dhe të jenë të kujdesshëm.

Gjithashtu të hënën, agjencia turke e lajmeve Anadolu njoftoi arrestimin e 12 personave në Ankara, si pjesë e një hetimi të xhihadistëve të dyshuar. Të 12 ishin në mesin e 20 personave, ndaj të cilëve është lëshuar një urdhër-arrest zyra e prokurorit të shtetit, tha raporti. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse arrestimet ishin të lidhura me mbylljen e ambasadës. Raporti i agjencisë erdhi disa orë pas paralajmërimit të Ambasadës.

Masa e ambasadës vjen mes një periudhe të tensionit të lartë midis Turqisë dhe SHBA-së lidhur me operacionin ushtarak ndërkufitar të Ankarasë në Siri. Trupat turke dhe forcat proxy po sulmojnë milicitë kurde të mbështetura nga SHBA, të cilat qeveria turke e konsideron një kërcënim për sigurinë.

EMISIONET