Përfundon afati për dorëzimin e ofertave për shitjen 75 mijë tonë naftë bruto

Përfundon afati për dorëzimin e ofertave për shitjen 75

Përfundon afati për dorëzimin e ofertave për shitjen 75 mijë tonë naftë bruto nga Albetrol. Procedura ishte parashikuar të kryhej më parë, por ministrja Balluku largoi nga detyra kreun e Albpetrol Kastriot Bejtaj duke e zëvendësuar me Dritan Spahiun. Shitja e naftës  pritet të kapë një vlerë prej 2.5 mld lekësh ndërkohë që më parë është shoqëruar me akuza nga operatorët që morën pjesë në tender. pavarësisht interesit që ka çështja, procedurat u zhvilluan pa praninë e medias.

Zhvillohet tenderi për shitjen e 75 mijë tonë naftë bruto të Albpetrol. Komisioni nisi procedurat pas orës 11 të së premtes ku ka marrë në dorëzim ofertat dhe pritet që të shpallë së shpejti fituesin.

E gjithë procedura është bërë jashtë vëmendjes së medias, duke mos lejuar publikimin e etapave të procedurës së ndjekur apo kompanitë që kanë aplikuar dokumenteve të paraqitura dhe shumës së ofruar.

Sasia e karburantit e nxjerr për shtije ndodhet në pikat e lëvrimit në atacionin Usoje, Visoke, Gorisht, Zharrez, Kuçovë dhe Amonice  dhe vlerësohet se kap një vlerë prej 2.5 mld lekësh.

Vendimi për shitjen e kësaj sasie nafe vjen vetëm 2 muaj pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Albpetrolit Kastriot Bejtaj. Madje në atë kohë u aludua se emëroi në vend të tij të Dritan Spahiut u bë pikërisht për këtë tender që kap një vlerë të konsiderueshme.

AlbPetrol sapo ka miratuar planin strategjik të prodhim-shfrytëzimit, strukturën dhe planin e masave ndërsa për 2018 rezulton kompania shtetërore me fitimin më të lartë.

Gjatë vitit të kaluar Albpetrol arkëtoi rreth 23 milion dollarë nga i njëjti ankand i zhvilluar për shitjen e një sasie nafte bruto. Në tender mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se 4 subjekte, teksa vetëm pasi komisioni të publikojë të dhënat do të bëhet e ditur nëse kompanitë kanë pasur dokumentet në rregull apo janë tërhequr nga gara.

EMISIONET