Rrjete sociale Facebook e Instagram kanë mbyllur të gjitha profilet zyrtare në nivel kombëtar e lokal të forcave politike të ekstremit të djathtë italian CasaPaund e Forza Nuova.

Bashkë me to janë bllokuar dhe dhjetëra profile  militantësh, mes të cilëve dhe të dy liderëvë Gianluca Iannone i Forza Nuova e Simone Di Stefano i Casapaund.

"Këtu nuk ka hapësirë për urrejtje" është përgjigja e dhënë nga zëdhënësi i Facebook duke komentuar se kanë një politikë sigurie ndaj personave e organizatave të rrezikshme që i ndalon ato të përdorin platformën facebook për aksionet e një urrejtje të organizuar."

Facebook kërkon që kandidatë e parti politike të përdorin e të respektojnë rregullat e Facebook e Istagram, si çdo individ i zakonshëm, pavarësisht ideologjisë së tyre.

Sipas zëdhënësit të Facebook e Instagram, profilet e faqet e mbyllura nuk kanë respektuar këtë rregull të platformës.

Për liderin e Casapuand, Simone Di Stefano "kjo masë është një privim i demokracisë. Facebook ka mbyllur faqen time ku janë 140 mijë persona të regjistruar e faqen e CosaPaund me 250 mijë utentë. Ky është një abuzim i një shoqërie multinacionale që shpërfill ligjet italiane e që pështyn demokracinë", ka deklaruar ai.

CasaPaund është një lëvizje politike ekstremiste e djathtë, frymëzuar nga një ideologji neofashiste e themeluar në vitin 2003 në Romë. Prej vitit 2013 ka dhe një organ mediatik që del në shitjet një herë në muaj. Në programin e saj politik CasaPaund është kundër emigracionit e financimit të organizatave në ndihmë të emigrantëve, kundër privatizimit në sektorin shtetëror, është për kontrollin e tregun kombëtar monetar e bankar, etj.

Forza Nuova përkufizohet si Parti Politike Nacionaliste e ekstremit të djathtë e neofashist e themeluar më vitin 1997. Prej vitit 2008 ka seli në të gjithë Italinë. Kjo forcë politike është  kundër emigracionit, abortit, martesave LGBT, kundër shoqërive multinacionale etj. Një ditë më parë në manifestimin e mbajtur para parlamentit Italian kundër votëbesimit të qeverisë Conte 2, militantë të Forza Nuova protestuan me thirrjet Duce-Duce e me simbole fashiste.

/Ora News.tv/