Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i skuadrës angleze Huddersfield Town.

Mbrojtësi me origjinë nga Kosova, por që ka zgjedhur të përfaqësoj Zvicrën në nivel kombëtar ishte i huazuar tek skuadra angleze nga ajo gjermane Ingolstadt dhe pas paraqitjeve të mira në Premier League dhe në Kupën e Anglisë, i ka bindur drejtuesit e Huddersfield për ta blejë përfundimisht lojtarin.

23-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Huddersfieldin ku ka dhënë dhe dy asiste.

/Ora News.tv/