Mbrojtësi i United "tremb" Messin: I di pikën e dobët

Mbrojtësi i United "tremb" Messin: I di pikën e dobët

Pavarësisht formës së mirë, Chris Smalling nuk i ka frikë aspak aftësitë e Lionel Messit. Kështu shprehet mbrojtësi i Manchester United, i cili thotë se është i vetmi njeri në botë që e di një dobësi të yllit të Barcelonës. Megjithatë, anglezi nuk ka pranuar ta zbulojë këtë dobësi të argjentinasit.

“Messi ka vetëm një dobësi të cilën ia di vetëm unë. Nuk mendoj se bota është e vetëdijshme për këtë gjë, kështu që nuk do ta zbuloj tani."-tha Smalling për mediat britanike.

Anglezi Smalling do të ketë mundësinë për të dëshmuar këtë intuitë të tij në dy ndeshjet përballë Barcelonës, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Manchester Unitedi dhe Barcelona do të përballen fillimisht në "Old Trafford", më 10 prill, e në "Camp Nou", më 16 prill.

EMISIONET