Mbrojtësi i Kosovës zbarkon në aeroport, gati zyrtarizimi

Tashmë nuk ka dyshime. E ardhmja e Amir Rrahmanit do të jetë në Itali dhe më konkretisht në Seria A.

Gjiganti i mbrojtjes së kombëtares së Kosovës mësohet se ka arritur akordin me klubin e Hellas Verona dhe mbrëmjen e sotme është fotografuar në praninë e agjentit të tij në aeroportin e Milanos.

Lajmin e bën të ditur gazetari, Gianluca di Marzio, që zbulon se operacioni për të sjellë Rrahmanin në Seria A i ka kushtuar arkave të klubit rreth 2.1 milionë euro. Ish-mbrojtësi i Partizanit do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

25 vjeçari shtrëngon duart me drejtuesit e Dinamo Zagreb dhe pas 3 golave e një asisti në 26 ndeshje të këtij sezoni hedh një hap të madh në karrierë.



EMISIONET