NJë ndër blerjet që bëri bujë për skuadrën e PAOK-ut në Greqi është Enea Mihaj. Tashmë qarkullojnë zëra për një kalim të mundshëm tek skuadra e Tenerifes që luan në ligën e dytë spanjolle në formën e një huazimi.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke skuadra e Tenerifes është afruar dhe ka bërë biseda konkrete me drejtuesit e PAOK. Por kampionët në fuqi ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë pasi nuk duan të humbasin shërbimet  e qendërmbrojtësit. Të vështirë transfertën e bën dhe kërkesa e Tenerifes që skuadra greke të mbulojë dhe 2/3 e pagës së lojtarit.

Vendimi mbetet në dorën e PAOK-ut për huazimin e Mihaj, i cili konsiderohet si një ndër talentet më premtues në Greqi.

/Ora News.tv/