Sjellja e Neymar gjatë fitores 2-0 të Brazilit ndaj Kosta Rikës është kritikuar nga shumë persona, përfshirë këtu dhe shokun e tij të skuadrës Thiago Silva.

Mbrojtësi brazilian ka zbuluar detaje nga debati i tij që pati me Neymar. Silva pati një grindje me sulmuesin e PSG, pasi mbrojtësi humbi topin tek Kosta Rika në një moment gjatë minutës së 83-të.

“Sot u mërzita nga sjellja e tij. Kur unë humba topin, ai filloi të më fyente. Unë i ktheva topin, sepse te Kosta Rika po përpiqeshin të vononin lojën, dhe e dija se po të vazhdonim atë aksion, nuk është se do fitonim lojën. Jam i qetë për atë rast, ndërsa jam i mërzitur për sjelljen e tij ndaj meje.” – deklaroi Tiago Silva.

/Ora News.tv/