Mbrojtësi brazilian zbulon gjithçka: Në verë vishem bardhezi

Mbrojtësi brazilian zbulon gjithçka: Në verë vishem

Talenti brazilian, Wesley ka konfirmuar firmën me Juventusin. 19 vjeçari nuk është fshehur aspak, teksa përmes një postimi në rrjetin social "Instagram", ka shpërndarë një foto ku shfaqet me fanellën bardhezi.

"Një histori e re që Perëndia ka në ruajtje për mua".-shkruan Wesley.

19-vjeçari është një mbrojtës i djathtë i cili fitoi Kampionatin U-17 të Amerikës së Jugut me Brazilin në vitin 2017.

Ai përfaqësohet nga agjenti i njohur, Mino Raiola, por nuk ka luajtur që nga maji i kaluar për shkak të një mosmarrëveshje kontraktuale me Flamengo. Megjithatë, "Sport Mediaset" raporton se tashmë është zgjidhur gjithçka dhe ai do bashkohet me bardhezinjtë si një lojtar i lirë.

EMISIONET